75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

‘Do ju befasoj për të mirë’, ‘Deri tash veç bindje të keqe m’ke dhanë’, Haxhiu thotë se Vitia po mashtron për shifrat e vaksinimit

Një përplasje për procesin e vaksinimt ka ndodhur sot mes deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

‘’Sikur herave të tjera ju gaantoj se cdoherë do ju befasoj vetëm për të mirë. Ju i rereroheni vetëm kërkimeve në internet, por besoni që ka shumë gjëra  që mësohen edhe jashtë internetit. Është e vërtetë se jemi vonë me vaksinim, shumë kisha dashur që të vazhdonim dhe të jemi para përfundimit. Atë që ska bërë qeveria paraprake për shtatë muj, ne kemi bërë dyfishin e saj për vetëm1 1 muaj.’’, tha Vitia.

‘’Nuk kam ndonjë koment edhe me dal në foltore, e edhe me i përmend shifrat e rreme e me thanë s’po rrej. 400 mijë vaksinime në muaj, 451 në ditë. Nashta ka emër tjetër, po spo di. S’kam kurrëgjë personale, jam mundu me ju ndihmu në këtë proces por qytetarët po vijnë për vaksinime, e po kthehen në këto temperatura të larta se s’ka vaksina. Vaksinim masiv prej 15 qershorit s’po ndodh”, ia ktheu Haxhiu.