“Do më digjte dhe do të më vriste”/ Nuk ka fund ‘telenovela’ Johnny Depp dhe Amber Heard

Gjyqi i Johnny Depp dhe ish-gruas, Amber Heard, nuk ka të mbaruar me një lumë akuzash që vijnë nga të dyja palët.
“Niste me një shuplakë, me një shtytje, me hedhjen e një telekomande televizori në kokën time, duke hedhur një gotë verë në fytyrën time”, i tha aktori një jurie në gjykatën e qarkut Fairfax në Virxhinia.
Nga ana tjetër Heard e ka akuzuar Depp se e ka sulmuar fizikisht shumë herë nga goditja me shuplakë dhe shkelma e deri te zvarritja e saj prej flokësh nëpër dysheme dhe kapja e saj nga fyti, duke e bërë atë të frikësohej se ai do ta vriste.
Depp i quan shpifje këto akuza dhe është shprehur para jurisë se Amber ka qenë e dhunshme gjithashtu.
“Ajo ka nevojë për sherr, për konflikt, ka nevojë për dhunë. Ajo shpërthen në tërbim për hiçgjë”, tha Depp. Heard mohoi në dokumentet e gjykatës se ajo kishte goditur ndonjëherë Depp, përveçse në vetëmbrojtje, ose në mbrojtje të motrës së saj. Por, gjatë seancës u publikua një përgjim i Heard teksa i rrëfente një miku të përbashkët të çiftit se si e kishte goditur aktorin, në atë kohë bashkëshorti i saj.
Depp e ka paditur Heard për shpifje për një shkrim që ajo shkroi në vitin 2018, në të cilin ajo tha se ishte një “figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”. Artikulli nuk përmendi emrin e Depp, por ai dëshmoi se referenca e kornizës kohore në op-ed ishte qartësisht në lidhje me martesën e tyre, e cila zgjati më pak se dy vjet.