75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / Z S

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost?”, këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë. 14-vjeçari, M.P. i arrestuar tashmë goditi disa herë me thikë Martin, plagë të cilat i morën jetën./Indeksonline/