“Do na bënin statujë”, Zabaleta për kualifikimin e mundshëm në Botëror 2026

Pablo Zabaleta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Flashscore”. Ish-futbollisti i Manchester Cityt, tashmë ndihmës trajner te Kombëtarja shqiptare ka analizuar Shqipërinë, mundësinë e kualiifkimit në Kupën e Botës 2026 si dhe miqësinë me Sylvinhon.
40-vjeçari ka theksua se kualifikimi në botëror do të ishte një ëndërr e bërë realitet dhe nëse kjo ndodh atëherë është i bindur se në Tiranë do të bënin një statujë.
“Miqësia me Sylvinhon dhe dueli me Serbinë? Po, është e vërtetë që, nga një perspektivë futbolli, është diçka e çuditshme. U takuam në sezonin 2009/10 në Mançester City, dhe ai erdhi nga Barcelona, ndërsa unë kisha ardhur një vit më parë nga Espanyol. Lindi një miqësi atje, dhe tre vjet më parë, ai më telefonoi për ta ndihmuar të stërviste Shqipërinë. Ishte një mundësi që e shfrytëzova me nxitim. Të shkosh në Kupën e Botës është ëndrra. Tani jemi të dytët në grup, shtatë pikë pas Anglisë, por një pikë përpara Serbisë. Dhe sfida tjetër do të jetë në shtëpinë e rivalëve tanë Nuk do të luajmë në Beograd. Është një sfidë që duhet marrë me kujdes, sepse në 2016 pati probleme, pas disa përplasjeve mes lojtarëve kur një dron fluturoi mbi fushë me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që përfshin edhe Kosovën. Është një ndeshje që mbart shumë rreziqe sociale, por ne duam të shkojmë në Kupën e Botës.
Çfarë mendoni se do të ndodhte nëse Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës? Ah, do të na bënin një statujë në Tiranë”, ka theksuar krahu i djathtë i Sylvinhos në deklaratën e tij.
Shqipëria aktualisht renditet e dyta në grup, shtatë pikë pas Anglisë dhe një pikë para Serbisë. Sfidë e radhës pritet të luhet në tokën e rivalëve.