18:13 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

“Do na ngelësh në derë”, pse nëna e Rezartës mendonte se do t’i mbeste vajza pa partner?

Rezarta Shkurta vazhdon të jetë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Ajo merr vëmendje me çdo paraqitje, si dhe me dashurinë e madhe që ka ndaj burrit, Ermalit, shkruan Indeksonline.

Përmes një imazhi ajo tregoi se çfarë i thoshte nëna kur ishte adoleshente për shkak të gjatësisë.

“Në adoleshencë mami më thoshte: Boll u zgjate se do na ngelësh në derë 🤪😅

Maaaamiiii e gjeta 1 e 96 💪🏻🔥”, shkroi ajo krahas imazhit, duke treguar që bashkëshorti është akoma më i gjatë./Indeksonline/