75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

Do ta ketë bashkëlojtar pas pak ditësh, Cucurella dhe Estevao kishin duele të forta me njëri-tjetrin!

Chelsea ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Palmeirasit me rezultat 2:1, në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Vëmendjen në këtë përballje e mori dueli i drejtpërdrejtë mes Marc Cucurellas dhe Estevão Willian, i njohur ndryshe si “Messinho”. Të dy patën përplasje të shumta gjatë ndeshjes, me duele fizike dhe momente tensioni, madje edhe shkëmbim fjalësh, teksa nuk munguan ndërhyrjet e forta, shkruan Indeksonline

E veçanta e këtij dueli është fakti se Estevão është zyrtarisht lojtar i Chelseat, pasi klubi londinez ka siguruar firmën e tij në një marrëveshje që do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2025. Pra, sulmuesi 17-vjeçar u përball me të ardhmen e tij, në një sfidë ku dha maksimumin për Palmeirasin, por nuk arriti të shmangë eliminimin.

Chelsea vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Estevão mbyll kapitullin me Palmeirasin, për të nisur numërimin drejt transferimit në “Stamford Bridge”./Indeksonline/