09:39 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / B O

“Do ta paguajnë shtrenjtë”, policia bën shembull 3 anëtarët e një bande që vrau policët

Tre anëtarë të një bande kriminale, të cilët dyshohet se kanë vrarë disa policë, janë tërhequr zvarrë nëpër rrugë nga forcat e rendit pas arrestimit dhe i janë prezantuar mediave nga autoritetet në El Salvador.

Sipas tyre, këta tre persona, mes tyre edhe një grua, janë pjesë e grupit famëkeq Barrio 18 Sureños.

Arrestimet vijnë disa ditë pasi Presidenti i vendit, Nayib Bukele, premtoi se do të ashpërsonte luftën kundër bandave të dhunshme, pas vrasjes me armë zjarri të 3 policëve ditën e martë.

“Anëtarët e bandave nuk e dinë se çfarë i pret. Ata do të paguajnë shtrenjtë vrasjen e 3 heronjve tanë”, tha Bukele në një konferencë shtypi.