75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / L A

Do ta riktheja gjithmonë Douglas Luiz-in, thotë Monchi

Një ndeshje e veçantë do të jetë sonte për Douglas Luiz-in.

Braziliani, rikthehet të përballet kundër ish-skuadrës së tij, Aston Villës.

Mirëpo mesfushori, nuk po gjen vend në formacionin startues te Juventusi, duke bërë vetëm 9 paraqitje.

Drejtori sportiv i Aston Villës, Monchi ka folur rreth riballafaqimit me ish-lojtarin e tij.

Douglas Luiz nuk po luan shumë në Juventus, por ai është ende një top lojtar”. “Ne kemi shumë mesfushorë të mirë, por gjithmonë do të rifitoja Douglas Luiz, ai është i mrekullueshëm”, tha Monchi për “Gazzetta dello Sport”.

Kujtojmë se ndeshja mes Aston Villës dhe Juventusit, zhvillohet sonte në “Villa Park” në orën 21:00./IndeksOnline/