75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Do ta vazhdoj karrierën në Rumani, Armend Thaqi falendëron Ballkanin, presidentin dhe tifozët

Armend Thaqi e ka pëfunduar aventurën me klubin e Ballkanit dhe karrierën do ta vazhdoj në Rumani, te skuadra e Clujit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar klubin e Ballkanit, presidentin, Arsim Kabashi dhe tifozët ”Xhebrailat” për mbështetjen gjatë këtyre katër viteve, shkruan IndeksOnline.

”Faleminderit Suhareke
Faleminderit klubit Fc Ballkani ne krye me presidentin Arsim Kabashi dhe familjen e tij,faleminderit tifozeve Xhebrailat dhe gjithe qytetarve te Suharekes per mbeshtetjen.
Ne fund faleminderit bashklojtarve dhe gjith stafit teknik sepse pa te gjith bashke do ishin te pamundura keto suksese qe i arritem bashke duke shkurar histori fushe.
Faleminderit shume”, ka shkruar Thaqi.

31-vjeçari gjatë qëndrimit te Ballkani ka arritur të fitoj tre tituj të USperligës, një Kupë të Kosovës dhe një Superkupë të Kosovës, derisa p♪7r dy vite luajti edhe në Conference League.

Thaqi ka bërë 172 paraqitje me fanellën e portokallëzinjëve, duke shënuar 15 gola dhe ka bërë 36 asitime.

Vlera e tij sipas Transfermarkt, është 350 mijë euro./IndeksOnline/