75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L A

“Do ta vras fëmijën tënd…”, partnerja e Havertz-it tregon kërcënimet pas humbjes së penalltisë

Nuk jam e sigurt se çfarë duhet të them, por ju lutem, djem, tregoni më shumë respekt. Ne jemi më mirë se kaq…”. Ky është mesazhi i shkruar me dorë nga Sophia Havertz, bashkëshortja e Kai Havertz-it, në përgjigje të kritikave të ashpra që mori sulmuesi i Arsenalit.

Shkaku, natyrisht, ishte momenti vendimtar i ekzekutimit të penalltive, pas kohëve shtesë të raundit të tretë të Kupës së Anglisë, kur lojtari gjerman humbi penalltinë dhe Bayindir ndihmoi “djajtë e kuq” për të avancuar në raundin tjetër.

Pas humbjes së penalltisë nga Kai Havertz-i, gruaja e tij shtatzënë u fye dhe u kërcënua në internet. Ajo vendosi të postonte në Instagram dy shembuj (përmes historisë) të mesazheve ku i urojnë një shtatzëni të ndërprerë dhe kërcënohej me fëmijën e saj të palindur.

“Jam e shokuar. Shpresoj që të turpëroheni vërtet për veten tuaj”, shkroi Sophia Havertz në profilin e saj, ku ka gati 540,000 ndjekës, duke kërkuar më shumë respekt.