75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

“Do të doja të mos ekzistoja” – Flet bashkëshorti i njërës nga viktimat e aeroplanit të rrëzuar ukrainas

Hassan Shadkhoo foli me gruan e tij 20 minuta në ‘Whatsapp’ para se aeroplani ukrainas të rrëzohet në Iran.

Sheyda Shadkhoo po kthehej në Toronto pasi kishte shpenzuar tre javë me motrën dhe nënë e saj, transmeton Indeksonline.

“Ajo donte që ta bindja se nuk do të ketë luftë. Unë i thash se nuk do të ndodhte asgjë.” , tha ai fillimisht.

Në intervistën për CBC, Hassan tregoi se gruaja e tij ia kishte shpëtuar jetën 10 vite më parë.

“Unë jetova për shkak të saj. Unë jetova për të. Do të doja që të mos ekzistoja tani.”, u shprehë ai.

Në aeroplanin e rrëzuar ndërruan jetë 176 persona, ku 63 ishin kanadez.

Autoritet kanadeze gjatë ditës së sotshme thanë se raketat iraniane e rrëzuan aeroplanin./Indeksonline/