75 Mall Live Search
18:46 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Do të dorëzonte çmimin e madh? Zbulohet se ku ishte Edi Rama natën e finales së ‘BBV’

Gjatë ditëve kur po organizohej finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”, ka pasur edhe lajme në media se kryeministri Edi Rama do t’i dorëzonte çmimin e madh fituesit.

Nga disa portale u raportua mes tjerash se çmimin e madh, Edi Rama do t’ia japë Donaldit me helikopter në Vlorë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi jo vetëm që fitoren e mori balerini, Ilir Shaqiri, por Kryeministri nuk u bë asnjëherë pjesë e emisionit.

Në natën finale, Rama ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë. Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore. Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV.