15:06 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Do të fus plumb ballit” – mesazhi kërcënues i Kurtit ndaj kryeministrit

Andrea Kurti u arrestua mëngjesin e djeshëm nga Antiterrori, për shkak se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Ai i ka dërguar kreut të Ekzekutivit mesazhe kanosëse, të cilat i ka fshirë menjëherë më pas nga celulari.

Ekspertët kanë arritur megjithatë t’ia rikthenin sërish në aparatin telefonik. Në një prej mesazheve, i riu i ka shkruar Ramës se “do të të fus plumb ballit”. Momentalisht, Kurti po mbahet në një qeli të policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve policore, Andrea Kurti, i lindur në Pukë, jeton me qira në zonën e “Unazës së re”.