75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Z S

“Do të garoi me Prevallën e Rugoven”, edhe një fshat i ri turistik në Kosovë

Është nënshkruar kontrata për hartimin e planit rregullues të fshatit turistik – Delloc.

Kjo do të avancoi turizmin në komunën e Suharekës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Sipas kreut të Suharekës kjo zonë do të jetë unike në Kosovë, dhe që do të garoj në turizëm në të ardhmen me Bjeshkët e Rugovës dhe Prevalles

Postimi i plotë:

Fshati turistik – Delloc

Zona e cila do të jet unike në Kosovë, që do të garoj në turizëm në të ardhmen me Bjeshkët e Rugovës dhe Prevalles.

Pra është nënshkruar kontrata për hartimin e planit rregullues të fshatit turistik – Delloc, i cili e avanson turizmin në komunën tonë.

Tani kjo zonë turistike, e cila përfshin 750 hektarë, nuk do të jetë vetëm e Suharekës, por e gjithë Kosovës, ku do të zhvillohet turizmi malor sipas planifikimit urban.

Ky plan i detajuar synon të krijojë një bazë të fortë për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit Delloc, duke e shndërruar atë në një destinacion tërheqës për vizitorët./Indeksonline/