20:15 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Do të habiteni nga madhësia e breshrit sot në Istog!

Pavarësisht se temperaturat e larta mbretëruan në çdo pjesë të Kosovës, sot jo të gjitha komunat kishin mot të ngjashëm.

Pasditen e sotme, në Istog dhe në Lipjan pati të reshura të shumta të shiut, madje nuk mungoi as breshëri.

Madhësia e breshrit arriti deri në 5.5cm e kjo gjë është dëshmuar edhe përmes realizimit të një fotografie.

Siç duket moti gjatë ditëve të radhës mund të ketë edhe ndryshime, edhe pse nxehtësia nuk mungoi sot gjatë tërë ditës në Prishtinë e në anët e tjera./Indeksonline/