75 Mall Live Search
00:02 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / C E

“Do të jem përjetë milanist” – Fjalimi emocionues i Ibras që I bëri tifozët të qajnë

Zllatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli aktiv.

Sulmuesi milanist ka mbajtur një fjalim emocionues në “San Siro”, ku ka falënderuar tifozët, klubin dhe bashkëlojtarët.

Ky është një pjesë e fjalimit:

“Nuk mund të marr frymë, por nuk ka gjë. Kaq shumë kujtime dhe kaq shumë emocione këtu. Herën e parë në stadium. Herën e parë që erdha në Milani më dhatë lumturi, herën e dytë më dhatë dashuri.

Dua të falënderoj familjen time që më qëndroi pranë dhe erdhi me mua në këtë aventurë. Dua të falënderoj familjen time të dytë, lojtarët dhe shokët e ekipit. Dua të falënderoj trajnerin, por edhe drejtuesit që më dhanë këtë mundësi.

E fundit, me zemrën time, dua të iu falënderoj ju tifozëve. Më pritet me krahët hapur dhe më bëtë të ndihem si në shtëpi. Do të jem milanist përjetë!

Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, jo ju tifozëve.

Shumë, shumë emocione, do të shihemi në xhiro, nëse jeni me fat. Fozza Milan dhe mirupafshim.”