Do të jetë opinioniste në “Fan Club BBVA”? Flet për herë të parë Sara Gjordeni
Sara Gjordeni ka qartësuar njëherë e mirë lajmet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me përfshirjen e saj në rolin e prezantueses së FunClub BBVA. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ish-banoria e Big Brother tha se ndihet mirënjohëse për të gjitha “mention”-et dhe për mbështetjen që ende merr nga publiku, por theksoi se spekulimet për një “garë” mes emrave janë plotësisht të pavërteta.
Sipas saj, fakti që njerëzit vazhdojnë ta shohin si një figurë me potencial mediatik edhe pas dy vitesh nga pjesëmarrja në Big Brother është diçka që e emocionon, por kjo nuk e ndryshon realitetin: ajo nuk ka qenë dhe nuk është kandidatepër të moderuar FunClub-in.
Sara sqaroi se nuk e ka synuar asnjëherë këtë pozicion dhe as nuk e ka shprehur publikisht një dëshirë të tillë. Madje, edhe kur është pyetur për mundësinë e karriges së opinionistes, ajo ka thënë se do të ishte e nderuar, por nuk ka konkurruar kurrë për ta marrë. Gjordeni shtoi se nuk i duket e drejtë që portale të ndryshme shqiptare të përdorin emrin e saj për të krijuar idenë e një gare që, sipas saj, nuk ekziston fare.
Në këtë fazë, Sara është e fokusuar në projekte të tjera personale, sidomos në zhvillimin e markës së saj Prime Skincare. Megjithatë, ajo u premtoi ndjekësve se nga janari do të rikthehet sërish në televizion me projekte të reja, si një mënyrë për të shpërblyer mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
“Ju kam zemër,” përfundoi ajo, duke nënshkruar reagimin me “SARA XX”.

