75 Mall Live Search
19:30 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

“Do të jetë stërvitje e lehtë”, Pas dështimit te ndeshja Brazil-Kroaci, Munishi del i sakt për parashikimin e Maroko-Portugali

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi kësaj radhe është treguar i saktë në parashikim e tij për fituesin e ndeshjes mes Marokut dhe Portugalisë. Ai mbrëmë kishte thënë se ”do të jetë stërvitje e lehtë” për kombëtaren afrikane.

Maroku shkaktoi befasinë më të madhe në këtë kampionat botëror duke mposhtur me rezultat 1-0 Portugalinë, me ç’rast u kualifikua në gjysmëfinale.

Ndërsa, fitoren me këtë rezultat e kishte parashikuar mbrëmë edhe Ismet Munishi.

”Do t’i befasojë ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. Do të jetë stërvitje e lehtë për Marokun, fiton Maroku. 0-1 fiton Maroku ose në penallti por Maroku shkon tutje kam simpati për këtë kombëtare,” ka thënë ai mbrëmë në emisionin ‘Dueli Botëror’.

Kujtojmë se ish-trajneri i disa skuadrave kosovare shkaktoi bujë të madhe dje në rrjetet sociale, pasi për ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë kishte thënë se ”do të jetë stërvitje e lehtë” për brazilianët e që në fund nuk doli ashtu.

Brazili u mposht nga Kroacia pas ekzekutimit të penalltive dhe u eliminua më herët sesa që pritej nga Kupa e Botës.