Do të largohet nga Dortmundi, ish-shoku e zbulon të ardhmen e Marco Reus

Marco Reus është në ditët e fundit të aventurës 12-vjeçare me Borussian e tij të dashur. Një futbollist fantastik, plot talent dhe fare pak fat me dëmtimet, shpreson të largohet si kampion Europe nga verdhezinjtë.
Dortmundi fitoi të dyja gjysmëfinalet e Championsit përballë PSG-së. Madje duke mos pësuar asnjë gol. Dhe në finalen e Wembleyt do të sfidojë Realin ose Bayernin.
Samir Nasry, ish-lojtar i skuadrave si Arsenali, Manchester City apo Marseille ka zbuluar të ardhmen e 34-vjeçarit nga Dortmundi.
“Kam biseduar me Marcon. Ai më tha se e donte shumë futbollin dhe ishte herët për t’u tërhequr.
Më tregoi se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e MLS-së amerikane”, u shpreh ish-mesfushori i avancuar francez.