75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

Do të luaj në “El Clasicon” e parë, Rashford: Jemi bërë gati, do jetë speciale

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Real Madridit të dielën luajnë ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Marcus Rashford, sulmuesi anglez do ta ketë fatin të luajë për herë të parë në një derbi të tillë, shkruan Indeksonline

“Ne jemi gati për këtë ndeshje. Është ndeshja më e madhe në histori. Do të jetë speciale”, u shpreh Rashford

27-vjeçari gjatë këtij sezoni në La Liga, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asiste.

Kujtojmë që ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të dielën nga ora 16:15./Indeksonline/