“Do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën”, Haradinaj pak para fillimit të seancës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka arritur në Kuvend, ku pritet dhe të mbahet seanca konstituive. Haradinaj ka thënë se së bashku me opozitën do të marrin vendim, se a do të votojnë për kryetarin e kuvendit.
“Sot me siguri do betohemi. Nëse shumica ka vota do të votohet kryetari i kuvendit. Ne në princip kemi qenë dhe mbesim që me u konstitu kuvendin. Miërpo do të marrim qendrim të përbashkët me opozitën. Nuk do të ndahemi as për kryetarin e kuvendit. Sa na përket neve për kryetarin e kuvendit, nuk do të bëjmë pengesa e pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë ”, tha Haradinaj.
Ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë takim me Fatmir Limajn./Indeksonline/