Do të mungojë ndaj Barcelonës, Neymar i trishtuar me lëndimet e shpeshta

Sot dhe zyrtarisht u vendos se sulmuesi brazilian, Neymar do të mungojë ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Neymar, u lëndua rëndë në takimin ndaj Caen në kuadër të 1/32 në Kupën e Francës, shkruan IndeksOnline
Por, pasi ai e kuptoi se nuk do të mund të luajë ndaj Barcelonës të martën në CHL, vendosi të reagojë me një postimi emocional në ‘Instagram’.
“Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe dhe e lotët janë të vazhdueshëm. Edhe një herë do të ndalem për një kohë për të bërë atë që dua më shumë në jetë, që është të luaj futboll. Ndonjëherë jam i pakëndshëm – për shkak të stilit tim të lojës, sepse driblojë dhe goditem vazhdimisht, nuk e di nëse problemi jam unë apo çfarë bëj në fushë … me të vërtetë më trishton. Më bën shumë të trishtuar të dëgjoj nga një lojtar, trajner, komentator: “ai me të vërtetë duhet të rrihet” “bie poshtë” “duke qarë” “fëmijë” etj … Sinqerisht kjo më trishton mua, thjesht dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. Vetëm kaq”, tha Neymar.