Do të ndodhë pas 30 vjetësh, trofeu në Kroaci do të sillet me helikopter!

Java e fundit në Kampionatin kroat do të jetë rrënqethëse për tifozët. Tri skuadra do të ndjekin titullin në javën e fundit.
Hajduku, Dinamo dhe Rijeka janë në garë të ngusht me njëra-tjetrën. Spektakli po përgatitet në Rujevicë, Shubiqevac apo Maksimir.
Kjo situatë nuk ka ndodhur prej 30 vjetësh dhe trofeu i titullit pritet të sillet në stadiumin fitues me helikopter.
Në javën e fundit Rijeka e pret Slaven Belupon, Dinamo Zagreb është nikoqir i Varazdinit, ndërsa Hajduku i shkon Shibenikut./Indeksonline/