“Do të shënosh, do të shënosh…”, video e Cristiano Ronaldos, duke e motivuar veten bëhet virale në rrjetet sociale
Skuadra e Al Ittihadit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Al Nassr, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Arabisë Saudite “King Cup”.
Në minutën e fundit, Cristiano Ronaldo e kishte një shans të mirë për të shënuar, por dështoi, shkruan Indeksonline
Ai bëri një goditje nga distanca nga gjuajtja e lirë, por sigurisht që nuk ishte e mirë për të shkuar në rrjetë.
Ronaldo është bërë viral në rrjetet sociale, duke e motivuar veten.
Ai para se të gjuante topin drejt portës kundërshtare, tha: Do të shënosh, do të shënosh… bismilah!
Megjithatë, Ronaldo dhe skuadra e tij, Al Nasrr u eliminuan nga “King Cup” në Arabinë Saudite./Indeksonline
Cristiano Ronaldo before taking the Freekick:
— 𝙷𝚊𝚛𝚛𝚒𝚜𝚘𝚗 (@fcbharrison) October 28, 2025
“You will score, you will score”
And shoots it into the wall 😭😭😭😭
pic.twitter.com/Or8aTCcG1o

