75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 22 Shtator 2024 / Gj. Sh

Do të shkarkohet? Flet trajneri i Milanit para ndeshjes me Interin

Trajneri i AC Milan, Paulo Fonseca, ka folur rreth thashethemeve për shkarkimin e tij, para ndeshjes me Interin.

Ai ka thënë se nuk shqetësohet për këto fjalë që po qarkullojnë, shkruan IndeksOnline.

“Ekipi dhe ndeshja kundër Interit janë gjërat më të rëndësishme. Jam i fokusuar në punën time, si gjithmonë, duke e bërë ekipin të përmirësohet për të qenë gati për ndeshjen e nesërme. Unë jam 51 vjeç. Nëse do të dëgjoja çfarë thoshin mediat, nuk do të mund të punoja. Nuk më intereson kjo, nuk është e rëndësishme për mua.

Shumë njerëz thonë shumë gjëra, kështu që si mund të qëndroj i qetë dhe t’i besoj punës sime nëse lexoj atë që thonë të gjithë? Për mua, ajo që është e rëndësishme është ajo që ndiej këtu, çfarë më bëjnë të ndihem njerëzit që punojnë këtu.” tha ai. /IndeksOnline/