75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Burim

“Do të sulmojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sulmojë Izraelin me raketa

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, raportojnë mediat iraniane.

Për nisjen e sulmeve dhe kohëzgjatjen e tyre, mediat iraniane i janë referuar një zëdhënësi të ushtrisë iraniane, raporton CNN.

Më herët u raportuar se sulmet përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat janë drejtuar drejt qyteteve izraelite Haifa dhe Tel Aviv.