“Do të vritet Vuçiq”, Lista Serbe e brengosur me këto informacione nga shërbimet e huaja!

Serbët e Kosovës janë thellësisht të shqetësuar për informacionet nga shërbimet dhe inteligjenca evropiane për grupeve e organizuara kriminale që kanë qëllim vrasjen e presidentit, Aleksandër Vuçiq. Kështu thuhet në një letër nga Lista Srpska.
“Është e qartë se qëllimi i grupeve të organizuara kriminale është të parandalojnë luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar në vendin tonë të iniciuar dhe udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe në këtë mënyrë të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm dhe më të fortë për hir të tokës tonë.
Në emër të popullit serb nga Kosova u bëjmë thirrje autoriteteve të vendit tonë që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të dënojnë këto synime dhe të mbrojnë jetën e presidentit Aleksandar Vuçiq”. /Indeksonline/