75 Mall Live Search
22:47 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

“Do t’i japim fund kësaj katastrofe”, Trump: Armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë sapo Hamasi të bjerë dakord me propozimin për tërheqje

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë në Truth Social, duke sugjeruar se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve është i afërt, pasi pritet miratimi nga Hamasi për planin e propozuar për tërheqjen e pjesshme të Izraelit nga Gaza.

“Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe e kemi ndarë me Hamasin”, shkruan Trump.

“Kur Hamasi ta konfirmojë, armëpushimi do të hyjë në fuqi MENJËHERË, do të fillojë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes, e cila do të na afrojë me fundin e kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”, shkroi ai.

Tërheqja që Trump i referohet pikës së tretë të planit të tij të paqes.

Plani parashikon një tërheqje e pjesshme izraelite do të lehtësojë lirimin e pengjeve. Gjatë kësaj kohe, të gjitha operacionet ushtarake do të pezullohen derisa të përmbushen kushtet për një tërheqje të plotë. Të gjithë pengjet duhet të kthehen “brenda 72 orëve nga pranimi publik i kësaj marrëveshjeje nga Izraeli”.

Netanyahu tha në një fjalim televiziv sonte në mbrëmje se beson që të gjithë pengjet do të kthehen gjatë Festës së Tabernakujve, e cila zgjat nga 6 tetori deri më 13 tetor.

Ndërkohë, Trump i bëri presion më parë Hamasit që të “lëvizte shpejt” në zbatimin e planit të tij të paqes, “përndryshe, të gjitha do të anuloheshin”.