“Do t’ju gjejë pahiri”, reagon Getinjo pasi hajnat i vodhën Mozzikut në shtëpi

Pasi reperi Mozzik bëri të ditur që në shtëpinë e tij hajnat i kanë vjedhur 100 mijë euro, orë, unaza, zingjira e ari i menjëhershëm ishte reagimi i vëllait të tij, Getinjos.
Përmes Instagramit, Getinjo publikoi statusin e Mozzikut duke shkruar se një ditë hajnat do t’i gjenë ‘pahiri’, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ndau një tjetër fotografi në ambientin e shtëpisë, ku shihet reperi.
“Na jem perandori o budall”, shkroi ai./Indeksonline/
