Doarsa Kica ndërron ulësen e Kuvendit, krah për krah me Abdixhikun në rendin e parë

Doarsa Kica-Xhelili ishte kthyer në top-temë pas largimit nga Lista Guxo, për të kaluar në Lidhjen Demkoratike të Kosovës.
E në seancën e parë pas pushimeve, Kica-Xhelili ka ndërruar edhe ulësen e Kuvendit.
Ajo është ulur në krahun e LDK-së, dhe madje në rendin e parë. Ajo shihet e ulur krah për krah me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.