19:09 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Doarsa Kica Xhelili i reagon teniserit serb, kërkon reagimin e Komitetit Olimpik te Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar tenistit serb, Novak Djokovic, i cili pas fitores në turneun “French Open”, shkruajti në kamerë se: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.

Kica-Xhelili ka thënë se Komiteti Olimpik i Kosovës duhet të reagoj dhe të kërkoj ndëshkimin e kësaj sjelljeje në nivel ndërkombëtar.