75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Doarsa Kica-Xhelili tregon se a mund të ketë koalicion LDK-LVV për qeveri

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit.

Kica-Xhelili foli edhe për temat aktuale politike në vend.

Ajo tregoi po ashtu se a mund të ketë një koalicion mes Lidhjes Demokratike dhe LVV-së për qeveri.

“LDK-ja nuk ka me lënë vendin pa qeveri, LDK përveç që po garon për të udhëhequr me qeverinë, LDK-ja ka vendosur që me çdo kusht me qenë pjesë e qeverisë, në kuptimin që janë disa procese që duhet me u përmbyllë”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

“Në raport me Lëvizjen Vetëvendosje, e kemi sqaruar disa herë që e kemi një hendek shumë të madh. Dhe kur po na pyesin se çka i bjen ky hendek dhe jemi munduar t’ua zbërthejmë këtë hendek njerëzve. Okay, nuk është vetëm çështja tek gjuha, por janë disa çështje shtetare që duhet me i vendos si pika”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, ajo sqaroi se cilat janë prioritetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjen e saj.