Dobroshi merr pjesë në Kongresin e madh të trajtimit të shenjave
Doktori i njohur, Krenar Dobroshi, po merr pjesë në Kongresin e trajtimit të shenjave.
Ai u shpreh i lumtur që është në mesin e 800 ekspertëve nga e gjithë bota, shkruan IndeksOnline.
“Kënaqësi e madhe të ndaj përvojën dhe të shkëmbej njohuri në një nivel kaq të lartë shkencor” u shpreh Dobroshi.
Gjatë Kongresit janë shpërfaqur metoda të ndryshme se si duhet të trajtohen shenjat në lëkurë.

