75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 02 Mars 2023 / AR

Dobruna i Alternativës i quan tufë burracakësh deputetët e LDK-së që u përplasën sot në Kuvend me Kusari-Lilën

Kryetari i “Alternativës” në Gjakovë, njëherit zv.ministër i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna i ka quajtur “tufë burracakësh” deputetët e LDK-së që u përplasën sot në Kuvend me Mimoza Kusari-Lilë.

Ai thotë se duhet të jesh i ulët që të shpifësh për kundërshtaren politike.

“Një tufë burracakësh ju sulen sot Mimoza Kusarit në Kuvend. Sa i ulët, pa pikë sensi politik e i humbur duhet të jesh, që të shpifësh për kundershtaren politike që të mundë në çdo debat.”, shkruan ai.