75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Dobruna pritet në takim nga ambasadorja e Maqedonisë së Veriut

Zëvëndësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna është pritur në takim nga ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi. Në takim u diskutua për fushën e zhvillimit rajonal dhe iniciativat e përbashkëta rajonale.

“Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut u pritën Zv. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, Zv. Sekretari i Përgjithshëm Z. Besim Kamberaj dhe Shefi i Kabinetit Yildiray Bayram, të cilët u mirepritën nga ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë znj. Shpresa Jusufi.
Në takim u diskutua për sfidat dhe mënyrat më të mira të bashkëpunimit të tyre në fushën e zhvillimit rajonal, si dhe format e kontributit që mund të japim në projektet dhe iniciativat e përbashkëta rajonale” thuhet në njoftim.