Dodik e konsideron kompliment vizitën e kreut të CIA-s: Do të thotë se jam e vetmja figurë serioze politike në BeH

Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës nga entiteti i Republika Srpskas, Milorad Dodik, komentoi vizitën e fundit të drejtorit të CIA-s William Burns në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar seriozitetin e rolit të Burns dhe qëllimin e vizitës.
“Mbrëmë në darkë me një diplomat, dëgjova një mendim interesant”, tha Dodik.
“Kam lexuar prej ditësh që zoti Burns erdhi në Bosnjë e Hercegovinë për t’i dhënë një mesazh Dodikut. Drejtori i CIA-s nuk është postier për të marrë postë. Drejtori i CIA-s është një njeri shumë serioz zyrtar, i cili jep mesazhe vetëm për njerëzit seriozë se ju jeni e vetmja figurë serioze politike në Bosnjë e Hercegovinë”, komentoi Dodik deklaratën që pretendon se e ka dëgjuar.