Dodik: E pamundur të zgjidhen ndaras çështja e Republikës Sërpska dhe e Kosovës

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik tha se ishte absolutisht e qartë se “konteksti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara” .
Lidhur me këtë çështje sipas tij, “presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një pozicionim të shkëlqyer”.
“Sa i përket Republikës Sërpska, është thjesht e pamundur të zgjidhen çështjet e Srpskas dhe Kosovës veç e veç, dhe ne do t’ua themi qartë të gjithëve këtë”, tha Dodik.
“Ekziston absolutisht një politikë reale dhe racionale e ndjekur nga Vuçiç. Ajo ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan,” shtoi ai në një intervistë për Novosti.