75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 17 Prill 2025 / S Z

Dodik: Më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë atë sepse po mbrohet nga policia e Republikës Serbe dhe forcat speciale të trajnuara mirë.

“Unë besoj se ata nuk mund të më arrestojnë. Sipas kushtetutës, jam i mbrojtur nga policia e Republikës Serbe dhe forcat speciale të trajnuara mirë, që u shpërblyen së fundmi në një konkurs të madh ndërkombëtar në Dubai”, i tha Dodik të përjavshmes zvicerane “Weltwoche “, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Serbe.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi”, shtoi Dodik.

Dodiku është objektiv i një urdhërarresti mbi akuzat për kërkim të shkëputjes dhe shkelje të kushtetutës.

Prokurorët boshnjakë kanë lëshuar urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.