Dodiku hakmarrës, paralajmëron bllokimin e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës
Ish-kreu i Republikës Serbe Milorad Dodik reagoi ashpër ndaj ndalimit të shefit të diplomacisë hungareze për vizitë në Banja Llukë, duke paralajmëruar një bllokadë të re të institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës.
Ministri i Mbrojtjes i BeH-së Zukan Helez nuk dha pëlqimin për vizitën e ministrit hungarez për shkak të veprimeve të Budapestit.
Ndërkohë, Dodik tha se do t’u kërkonte stafit të tij në institucione të bllokonin vendimmarrjen në nivel qendror.
“Nuk kemi nevojë për atë Bosnje e Hercegovinë. U ndalon miqve tanë të ulen në aeroportin e Banja Llukës. Nuk është aeroporti i tyre. Është aeroporti i Republikës Serbe. Jam i indinjuar nga kjo marrëzi. Po i ndaloni dikujt të zbarkojë në Banja Llukë? Dhe si mund të zbarkojë në Sarajevë? Pse nuk mund të zbarkojë në Banja Llukë? Do t’u kërkoj të gjithë njerëzve tanë të ndalojnë së marri vendime. Kjo nuk mund të jetë ndryshe”, tha ai, raportojnë mediat nga Bosnja e Hercegovina.
Kujtojmë, Helez njoftoi në profilin e tij zyrtar në Facebook se kishte refuzuar lejen për fluturimin për shkak të veprimeve të qeverisë hungareze, e cila mbështet hapur Dodik dhe politikat e tij.

