75 Mall Live Search
12:43 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / MSH

Dodiku nuk e përfill urdhër-arrestin: Keni gabuar tmerrësisht

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, nuk ka përfillur fare urdhrin për arrestimin e tij.

Teksa e gjithë aparatura shtetërore është aktivizuar, Dodiku sot festoi qetë ditëlindjen e 66-të, për të dalur më pas në një konferencë për media.

Ai u shpreh se po e kërkojnë urgjentisht, sikur të ishte Al-Kaeda.

“Ne nuk jemi frikacakë, keni gabuar tmerrësisht” u shpreh ai,

Dodiku u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të angazhimeve politike, pasi u shpall fajtor për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.