14:54 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Dogana aksion në Mobil Shop-in “Fita Service” në Prishtinë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në mobilshop-in “Fita Service”

IndekSonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes, derisa dyqani ka një orë që është mbyllur dhe doganierët janë duke qëndruar brenda.

Kjo s’është hera e parë që po zhvillohet një kontroll i tillë në këtë mobilshop, që ndodhet në qendër të Prishtinës, përkatësisht në afërsi të lokalve të “Lesnës”.