75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / P M

Dogana asgjëson sasi të konsideruar të mallrave të falsifikuara

Gjatë kontrollës rutinore nga zyrtarët doganorë në ZBD Aeroport – Cargo, është identifikuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj, të cilat bartnin shenjat dalluese të disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.

Gjatë ekzaminimit të detajuar, është verifkuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë.

Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi, për përfshirje në tregti të ndaluar dhe cenim të pronësisë intelektuale.

Dogana qëndron e vendosur në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimeve, duke siguruar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe konsumatorëve.