75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dogana, nis shitjen online të mallrave të konfiskuara

Nga sot Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjes online të mallrave të konfiskuara.  

Në kuader të modernizimit dhe përmirësimit të sherbimeve ndaj qytetarëve Dogana ka nisur sistemin me të ri të shitjes online, ky sistem mundëson të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëherësh të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht  kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.  

Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi i shitjes online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që funksionon  100% online dhe u mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në mënyrë eletronike.

Displaying portali 1.jpg
Displaying portali 2.jpg