75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 30 Shtator 2025 / SH

Dogana gjen autopjesë ilegale në një “Old Timer” në Morinë

Në Pikën Kufitare të Kalimit në Vermicë, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Old Timer”, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar, gjatë të cilit kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht autopjesë të ndryshme, të reja dhe të përdorura, të cilat ishin të vendosura në bagazh, në pjesën e përparme dhe të pasme të veturës.

Ky veprim përbën kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave, duke shkelur rregullat ligjore dhe duke rrezikuar sigurinë e tregut vendor. Automjeti dhe mallrat e padeklaruara janë ndaluar përkohësisht në PKK Vermicë, dhe po ashtu është iniciuar procedura ligjore dhe administrative përkatëse në lidhje me rastin.