75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

Dogana gjermane i ndalon 23 tonë terren artificial të skuadrës së njohur zvicërane

Zyrtarët gjermanë të kufirit ndaluan 23 tonë terren artificial nga Zvicra në pikën kufitare ëeil am Rhein.

Zyrtarët doganor konstatuan se terreni artificial, i cili supozohej të importohej në Gjermani për ripërpunim sipas deklaratës doganore, ishte i kontaminuar ndjeshëm.

Thuhet se terreni plastik kishte mbetje ngjitësi dhe plastikë, si dhe granula gome të ngjeshur. Për shkak se mungonin dokumentet përkatëse të importit, dërgesa prej 23 tonësh u ndalua nga importi dhe u kthye në Zvicër.

Në Superligën e Zvicrës, vetëm Young Boys dhe Lausanne Sport luajnë në terren artificial. Terreni i njëri nga dy klubet është subjekt hetimi./Indeksonline/