75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dogana kap sasi të fishekëve në aeroport

Oficerët Doganor kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar –Aeroport.

Ata kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania, transmeton Indeksonline.

Personi në fjalë  ka kaluar nëpër  kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes.

Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta, është kërkuar edhe kontrollifizik i valixhes.

Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce.

 Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria./Indeksonline/