Dogana konfiskon pako me cigare pa banderola në rajonin e Ferizajt
Dogana e Kosovës ka arritur të konfiskojë cigare pa banderola, duke quar kështu në arrestimin e një personi të dyshuar.
Konfiskimi i sasisë së duhanit është bërë në rajonin e Ferizajt, transmeton Indeksonline.
“Oficerët doganor pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave. Pa lokalizimit të automjet është bëre edhe ndalimi i tij. Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond rreth 100 paketa dhe te cilat kishin vetëm banderolë te Republikës se Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara. Pas numërimit të mallit është konstatuar se ne furgon gjenden: Cigare pa banderolë te Kosovës 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cope cigare gjithsejtë 950.000 copë cigare”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje është theksuar se malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjeti është arrestuar.
Dogana poashtu ka ftuar të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në 0800 50095./Indeksonline/

