Dogana me aksion, “troket” te bizneset e fishekzjarrëve

Dogana e Republikës së Kosovës është duke organizuar aksion në disa biznese në Fushë Kosovë.
Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, raporton Indeksonline.


Cak i këtij operacioni janë bizneset që shesin fishekzjarrë dhe mjete piroteknike.
Indeksonline është duke e përcjellë operacionin nga afër dhe do t’ju mbajë të informuar.