Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe në Gjakovë
Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli në gjashtë subjekte në Pejë, të cilat merren me tregtimin e barnave, si edhe në një subjekt në Gjakovë, me fokus parandalimin e tregtimit të barnave pa dokumentacion dhe pa procedura të rregullta doganore.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se, për momentin, zyrtarët doganorë janë duke kryer bastisje në gjashtë barnatore në Pejë, ku dyshohet për posedim të mallrave, që nuk kanë dokumente të rregullta doganore.
Po ashtu, aksioni është shtrirë edhe në një barnatore në Gjakovë, ku deri tani doganierët kanë hasur dhe identifikuar mallra të dyshuara pa prejardhje të rregullt mallra kontrabandë.
Kontrollet janë ende në zhvillim e sipër, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit, Dogana e Kosovës të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e mallrave të sekuestruara dhe masat që do të merren ndaj subjekteve të përfshira.
Po ashtu, zëdhënësi i Doganës…, Adriatik Stavileci e ka konfirmuar aksionin në subjektet që merren me tregti me barna në Pejë dhe në Gjakovë. Ai për IndeksOnlinen tha se aksioni është duke u zhvilluar. /IndeksOnline/

