75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 18 Tetor 2024 / mp

Dogana në Ferizaj kap barna të kontrabanduara

Njësia  e  TASK  FORC-ës -Lindje ( e përberë nga  Dogana  e Kosovës dhe policia)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale.

Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara është kontrolluar subjekti (barnatore) afariste në Ferizaj.

Gjate kontrollit të subjektit janë  gjetur produkte farmaceotike ( barna) pa banderolla  të Republikës së Kosovës, ku disa prej të cilave nuk kishin fare preajrdhje, pa banderolla. Vlera e mallit është rrethë 3000 euro. Mallrat  janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.